Kryeministrit Boris Johnson i është kërkuar nga një grup i euro-deputetëve të shtyjë afatin e Brexitit pasi vendet po ballafaqohen me koornavirusin.
Grupi më i madh i Parlamentit Evropian tha se pandemia vendos preson në shansin e sigurimit të marrëveshjes së tregtisë nga data e planifikuar, transmeton portali arbresh.info.
Zëdhënësi i kryeministrit këmbënguli se nuk kishte plane për të ndryshuar orarin.
Kërkesa vjen ndërsa përfaqësuesit e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar u takuan për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së tërheqjes së Brexitit me video-lidhje.
Nën marrëveshje, Britania hyn në periudhë tranzicionale ku do të vazhdojë të ndjekë rregullat e BE-së deri me 31 dhjetor 2020, deri në të cilën kohë të dy palët thonë se shpresojnë të kenë rënë dakord për një marrëveshje tregtare.
Downing Street tha se bisedimet për të rënë dakord një marrëveshje po vazhdojnë të bëhen përmes telefonit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit./arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...