Janë rritur kërkesa brenda partisë së vetë Angela Merkel për dorëheqje, kjo pasi që sipas një ankete qytetarët duan zgjedhje të reja.
Sondazhi i ri tregon se 45 për qind e gjermanëve duan rastin për të votuar sërish, pas dështimit të negociatave për koalicion mes CDU-së, FDP dhe të Gjelbërve, transmeton portali arbresh.info
Anketa, sipas agjencisë së votimit Forsa, tregoi se 24 për qind mbështesin një qeveri të pakicave, që ka të ngjarë të përbëhet nga CDU dhe të Gjelbrit.
Ndërsa 27 për qind e votuesve shpresojnë për një “koalicion të madh” të CDU dhe SPD, e cila është gjithashtu preferenca e zonjës Merkel.
1,786 gjermanë u anketuan në studim nga Forsa, për transmetuesin gjerman RTL.
Megjithatë, SPD e ka përjashtuar këtë, dmth zgjedhjet e reja janë opsioni më i mundshëm.
Paqëndrueshmëria që rezultoi nga rënia e bisedimeve ka shkaktuar një rënie në popullaritetin e kancelares Merkel.
Por tani humbja e besimit në zonjën Merkel është përhapur në partinë e saj.
Në Dusseldorf, kreu lokal i krahut të të rinjve të saj, Junge Union, ka bërë thirrje që zonja Merkel të japë dorëheqjen si kryetare e CDU pas dështimit të bisedimeve të koalicionit./Arbresh.info/
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”
Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për li...
Fondi Humanitar i reagon ashpër Gashit: Në Burgun e Dubravës...
Ekspozita për masakrat, Prokuroria Speciale: Do t’i nënshtro...
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...