Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u pyet nga Tirana, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, edhe për kërcënimin që po i kanoset botës nga Rusia.
Blinken u shpreh i prerë se kërcënimi po merret shumë seriozisht, por theksoi se fokusi i presidentit të SHBA, Biden, është siguria e popullit amerikan.
“Kjo nuk është një aftësi aktive, por është diçka potenciale që po e marrin shumë seriozisht dhe do të kemi për të thënë më shumë, shumë shpejt. Por fokusi i presidentit Biden është siguria e popullit të SHBA, kjo është e para që ai mendon.
Më tej, ai foli edhe për situatën në Lindjen e Mesme. “Sa i përket çështjes së pengjeve në Gaza, ne i kemi dhënë një propozim që Katari dhe Egjipti të punojnë me Izraelin dhe është në përgjigje të Hamasit. Ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar, por po punojmë për një marrëveshje. Bashkërisht të gjejmë një dakordësi dhe kjo është e mundur edhe pse e dimë që ka çështje shumë të vështira”, tha Biden./A2CNN
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit