Irani është betuar për të goditur ushtrinë amerikane në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit të saj të lartë.
Në një intervistë ekskluzive për CNN të dielën, Gjeneral Major Hossein Dehghan – këshilltar ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei – tha se përgjigjja e Teheranit ndaj sulmit me avionë mbi Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar do të ishte që të goditeshin drejtpërdrejt “vendet ushtarake” amerikane,
Nga Singapori në Xhibuti dhe Bahreini deri në Brazil, sot SHBA operon me rreth 800 baza ushtarake – më shumë se çdo komb tjetër. Qindra instalime të tjera, të mëdha dhe të vogla, ekzistojnë në territorin e SHBA-së.
Madje çdo ushtar, marinar, avion apo marine – mund të jetë një objektiv i jonë. Me sa duket kjo mund të përfshijë gjithashtu anije të marinës amerikane në det, aeroplanët e Forcave Ajrore të SHBA-së në aeroporte ose në qiellin e botës.
“Ka shumë mënyra për të goditur personelin amerikan, dhe ju nuk mund t’i mbroni ata të gjithë”, tha Carl Schuster, një ish drejtor i operacioneve në Qendrën e Përbashkët të Inteligjencës të Komandës së Paqësorit. /Telegrafi/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...