Të paktën katër persona u qëlluan për vdekje të martën në një sulm të dyshuar në qytetin qendror të Izraelit, Tel Aviv, njoftoi policia, duke shtuar se dy sulmuesit ishin “neutralizuar”.
“Katër civilë u vranë nga të shtënat e dy terroristëve. Gjithashtu, shtatë persona janë plagosur me shkallë të ndryshme lëndimesh, sipas burimeve mjekësore. Të dy terroristët janë neutralizuar në vendngjarje”, tha policia në një deklaratë.
Pamje televizive, të shpërndara në rrjete sociale, shfaqnin persona të armatosur duke dalë nga një stacion i trenit dhe duke hapur zjarr ndaj personave përreth.
Mediat izraelite raportuan se të paktën katër persona u plagosën rëndë. Shërbimi izraelit i ambulancës, MDA, tha se është njoftuar për persona të plagosur nga të shtënat.
Mjekët dhe paramedikët ofruan trajtim mjekësor në vendngjarje për disa persona të plagosur me lëndime të shkallëve të ndryshme, duke përfshirë disa që ishin pa vetëdije, tha MDA-ja./rel
Lexo edhe:
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...