Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri nga persona që gjendeshin në një makinë në lëvizje. Rasti tragjik sipas BBC ndodhi jashtë një klubi nate në Çikago.
Policia e Çikagos tha se një makinë me ngjyrë të errët kaloi pranë klubit rreth orës 23:00 sipas orës lokale (04:00 GMT) të mërkurën, kur persona të armatosur brenda automjetit hapën zjarr ndaj një turme njerëzish jashtë.
Sipas BBC-së, thuhet se turma po largohej nga klubi i natës pas një feste për lansimin e albumit të reperes Mello Buckzz.
Policia tha se automjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk është arrestuar askush.
Viktimat e të shtënave u dërguan me urgjencë në disa spitale të ndryshme të zonës. Dy burra, të moshës 24 dhe 25-vjeç, dhe dy gra, të moshës 26 dhe 27-vjeç, u raportuan të vdekur, raporton BBC.
Të paktën katër persona të dërguar në spital raportohet se janë në gjendje kritike. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...