Katër civilë janë qëlluar për vdekje në rajonin e Luhanskut në Ukrainë, gjatë një sulmi rus, ka thënë guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai të hënën përmes një postimi në Telegram.
Sipas Gaidait, personat u qëlluan derisa po përpiqeshin të iknin me veturë nga qyteti i Kreminës në këtë rajon, raportoi Reuters.
Të hënën është raportuar edhe për gjashtë të vdekur në Lviv të Ukrainës, vetëm 60 km larg Polonisë.
Këta persona mbetën të vdekur si pasojë e një sulmi ajror, ku edhe 11 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...