Qeveria e Katarit ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj bazës ajrore Al-Udeid, duke e quajtur incidentin një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe ligjit ndërkombëtar.
Majed al-Ansari, zëdhënës zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, ka reaguar në rrjetin social X (ish-Twitter), përcjell Arbresh.info.
“E konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, të hapësirës sonë ajrore, të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.”
Ai shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit “ndërhynë me sukses dhe neutralizuan raketat iraniane”, ndërsa baza ishte evakuuar paraprakisht për të garantuar sigurinë.
“U morën të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin e bazës – përfshirë pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat mike dhe personel tjetër. Nuk ka pasur të lënduar apo viktima,” tha më tej al-Ansari.
Në fund të deklaratës së tij, ai theksoi se Katar rezervon të drejtën për të reaguar “në mënyrë proporcionale me natyrën dhe shkallën e kësaj agresioni të hapur.”/Arbresh.info
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...