“Irani mund të kompensojë pjesërisht deficitin në tregun botëror të energjisë, të shkaktuar nga kriza në Ukrainë.”, kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Khanani Chafi.
“Kriza energjetike ka të bëjë kryesisht me Evropën, e cila refuzoi gazin dhe naftën ruse. Irani madje mund të zëvendësojë plotësisht Rusinë në tregun evropian të gazit, por me një çmim shumë të lartë, të cilin evropianët nuk janë të gatshëm ta paguajnë për shumë arsye, tha Rustam Tankayev, eksperti kryesor i Unionit të Industrialistëve Ruse.
Sipas tij dërgesat e gazit natyror nga Irani në Evropë përmes tubacionit janë të mundshme, në teori mund të zëvendësojë edhe gazin rus. Megjithatë, rrethanat gjeopolitike, të cilat janë thjesht të pazgjidhshme në të ardhmen e afërt, nuk do t’i lejojnë evropianët të blejnë “karburant” iranian në vitet e ardhshme, shkruajnë mediat ruse.
Nga ana tjetër, Hedajatullah Khademi, menaxher i përgjithshëm i “Northern Oil Company” nga Irani, ish-anëtar i komisionit të energjisë në parlamentin iranian, pjesërisht pajtohet me ekspertin rus.
Kur bëhet fjalë për naftën, Khademi është i bindur se Irani mund të kompensojë pjesërisht mungesën e tij, lidhur me krizën energjetike, por se për këtë është e nevojshme të hiqen sanksionet ndaj atij vendi. /lapsi/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...