Pensionisti kinez që nisi të shfaqte simptoma të coronavirusit, 27 ditë pasi u infektua, ka bërë që të konsiderohet se karantina 14 ditore është e pa dobishme.
Raportohet se 70-vjeçari ishte infektuar në Hubei të Kinës, por megjithëse dyshohej se ishte i sëmurë, nuk arrinin ta diagnostikonin edhe pas dy javësh, transmeton Telegrafi.
Mësohet se ai është infektuar më 24 janar dhe ka shkuar të qëndronte te motra e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë me coronavirus.
Kur temperatura iu ngrit më 20 shkurt, ai shkoi në kontroll, derisa të nesërmen u vërtetua për sëmundjen me të cilën është infektuar.
Në këtë formë, karantina prej 14 ditësh mund të konsiderohet e padobishme, pasi simptomat mund të mos dalin edhe pas afro katër javësh.
Deri më tani, coronavirusi i ka mbytur 2,458 persona, derisa 78,872 janë të infektuar në mbarë botën.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë