Policia në Paraguai ka gjetur një shifër rekord prej 2.3 tonë kokainë të fshehur në dërgesën e qymyr drurit që për destinacion kishte Izraelin.
Ata thonë se droga kishte një vlerë në rrugë prej 500 milionë dollarë, transmeton portali arbresh.info
Kjo është kapja më e madhe e drogës që është bërë në shtetin jug-amerikan.

Kokaina u gjet në një kontejner në Terport, një port privat në qytetin e Villetas në afërsi të kryeqytetit, Asuncion.
Dy persona janë arrestuar, një prej tyre ish drejtor i televizionit shtetëror.
Policia tha se kokaina, e paketuar mjeshtërisht në parcela, u gjet në një nga gjashtë kontejnerët. Pesë kontejnerët e mbetur janë ende për t’u kontrolluar dhe policia nuk përjashtoi që ato gjithashtu mund të përmbajnë drogë./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...