Kandidatja e pavarur Catherine Connolly ka fituar zgjedhjet presidenciale në Irlandë, pasi rivalja e saj e pranoi humbjen.
Ish-avokatja 68-vjeçare nga Galëay siguroi 63% të preferencave të para, në një zgjedhje që u shënua nga një numër i konsiderueshëm votash të prishura.
Duke folur në Kështjellën e Dublinit, pasi u shpall zyrtarisht fituese, Connolly u zotua të jetë “një presidente gjithëpërfshirëse për të gjithë”.
Ajo tha: “Do të jem një presidente që dëgjon dhe reflekton dhe që flet kur është e nevojshme. Do të jem një zë për paqen, një zë që ndërtohet mbi politikën tonë të neutralitetit, një zë që merret me kërcënimin ekzistencial që paraqet ndryshimi i klimës dhe një zë që njeh punën e jashtëzakonshme që po bëhet në të gjithë vendin”.
“Por mesazhi im është, përdorni zërin tuaj në çdo mënyrë që mundeni, sepse publiku dhe demokracia jonë kanë nevojë për pyetje konstruktive dhe, së bashku, mund të formësojmë një republikë të re që i vlerëson të gjithë, që vlerëson dhe mbështet diversitetin dhe që ka besim në identitetin tonë, gjuhën tonë irlandeze, gjuhën tonë angleze dhe njerëzit e rinj që kanë ardhur në vendin tonë.”
Presidenca irlandeze e cila është mbajtur nga Michael D Higgins, një poet i njohur dhe ish-ministër i arteve për 14 vitet e fundit – është kryesisht ceremoniale, por me rëndësi të vërtetë kombëtare, shkruan Skynews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...