
Sebastian Kurz, Bundesminister für Europa, Integration und Äußeres
Kurz: Bashkimi Evropian do të jetë i plotë pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor duket më e mirë se kurrë.
Ai i bëri këto komente në Budvë të Malit të Zi, teksa hapi një konferencë për ekonominë.
Kurz tha se është i sigurt se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.
“Këto nuk janë ëndrra; është rrugë reale”, tha kancelari austriak.
“Austria është e interesuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE, por edhe për bashkëpunimin ekonomik”, tha ai.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët e Ballkanit Perëndimor besojnë në BE.
“Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, do të kemi një rajon të paqëndrueshëm”, tha Gjukanoviq.
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...