Kancelari gjerman, Friedrich Merz, thotë se është “thelbësore” që Irani “nuk duhet të zhvillojë ose të zotërojë armë bërthamore”, ka raportuar BBC.
Duke folur me gazetarët para se të nisej për në një samit të G7 në Kanada, Merz thotë se “përparimi i Iranit drejt armëve bërthamore çoi në sulmin e Izraelit ndaj objektivave ushtarake në Iran të premten”.
“Ky do të ishte një kërcënim për Izraelin, Lindjen e Mesme dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, thotë ai.
Irani ka mohuar se ka një program armësh bërthamore.
Merz shton se Izraeli i ka kërkuar Gjermanisë të sigurojë “pajisje për shuarjen e zjarrit”.
“Ne do ta fillojmë këtë menjëherë”, thotë ai.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...