Kancelari britanez: Donald Trump krijon më shumë paqartësi se Brexit

LONDON, ENGLAND - JULY 14: Chancellor of the Exchequer, Philip Hammond, greets Jack Lew, the United States Secretary of the Treasury, in 11, Downing Street on July 14, 2016 in London, England. Mr Lew is expected to discuss the situation arising from yesterdays change of Prime Minister and Britain's exit from the European Union. (Photo by Carl Court - WPA Pool /Getty Images)

16:12 | 20 Janar 2017
Trina Galanxhi

Kancelari i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, tha se administrata e Trump do të krijojë ‘një pasiguri të madhe’ për BE-në.

Ai ka shtuar se kjo administratë do të ‘krijojë më shumë paqartësi sesa Brexit’, transmeton arbresh.info.

“Çdo gjë do të ndryshojë me status quo-në e Evropës që jeton si fqinjë me Rusinë, sepse deri me tani Evropa ka qenë nën ombrellën e SHBA-ve dhe tani një gjë e tillë pritet të ndryshojë”, ka thënë ai në  Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Trump i cili tashmë më zyrtarisht ka marrë çelësin e Shtëpisë së Bardhë, javë më parë ka sugjeruar se ai mund të shfuqizojë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale