Kanadaja është bërë shteti i dytë në botë pas Uruguajit që ka legalizuar posedimin dhe përdorimin e kanabisit për argëtim.
Tregu kombëtar për kanabis është hapur në mesnatën e së mërkurës ndonëse është vënë në pikëpyetje ndikimi që ky vendim do të ketë në shëndetin e njerëzve, në ligj dhe siguri publike.
Informacioni lidhur me ligjin e ri dhe fushatat vetëdijësuse u është dërguar 15 milionë shtëpive.
Uruguaji është shteti i parë që ka legalizuar marihuanën për argëtim, ndonëse Portugalia dhe Holanda kanë dekriminalizuar këtë substancë.
Provincat dhe komunat kanadeze janë përgatitur për muaj të tërë për t’i dhënë fund ndalimit të kanabisit.
Këto territore janë përgjegjëse për të ofruar më shumë detaje rreth asaj se ku mund të blihet dhe konsumohet kjo substancë./Express/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër