Kanadaja do ta njohë shtetin palestinez në muajin shtator, ka deklaruar Kryeministri kanadez Mark Carney për gazetarët të mërkurën, raporton CNN.
“Kanadaja ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete – një shtet palestinez i pavarur, i qëndrueshëm dhe sovran që jeton përkrah Shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Carney, i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Anita Anand.
Ky vendim vjen pas njoftimeve të ngjashme nga Franca, e cila ka deklaruar se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, dhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ka thënë se do ta bëjë këtë nëse Izraeli nuk i përmbush disa kushte, përfshirë një marrëveshje për armëpushim në Gaza.
Një muaj paraburgim për prindërit që keqtrajtuan fëmijën e t...
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...