Fabrika e përpunimit të mishit “Kargil” në në jug të Montrealit do të mbyllet përkohësisht pasi të paktën 64 punëtorë u testuan pozitivë për Covid-19.
Kjo është hera e dytë që kompania është përballur me epideminë që nga lehtësimi i masave në Kanada, transmeton portal arbresh.info
Fabrika njoftoi se 64 punëtorë përfaqësojnë 13 përqind të forcës totale të punës në fabrikë.
Quebec kaloi pragun e 37,000 rasteve me Covid-19 sot, ndërsa 142 njerëz të tjerë vdiqën.

Tani ka gjithsej 2,928 vdekje dhe 37,721 raste të infeksionit në provincë.
Qeveria federale është duke u përpjekur të kuptojë vendimin e Quebec për të qenë provinca e parë që hapet gradualisht, dhe në të njëjtën kohë është vendi më i goditur nga epidemia.
Shumë në qeverinë e kryeministrit Justin Trudeau besojnë se rihapja po ndodh shumë shpejt dhe kanë frikë se qeveria do të duhet të vazhdojë me programin e ndihmës financiare nëse vala e dytë e Covid-19 godet vendin./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...