Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas njoftoi sot se paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohej të hënën, sipas APA.
Kallas tha se sanksionet do të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.
Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.
“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes”, tha Kallas.
BE-ja po ecën drejt paketës së 20-të të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtshme”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas, në një konferencë për shtyp pas samitit E5 në Poloni.
Më 18 shkurt, përfundoi raundi i tretë i bisedimeve në Gjenevë midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff kishte shprehur optimizëm për bisedimet, të cilat zgjatën rreth dy orë, si pala ruse ashtu edhe ajo ukrainase i përshkruan ato si “të vështira”.
Moska dhe Kievi mbeten në mosmarrëveshje për çështjet territoriale dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm në konfliktin 4-vjeçar.
Rusia ka kërkuar kontroll të plotë të Donbasit lindor të Ukrainës, i përbërë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Kievi e ka refuzuar prej kohësh këtë kërkesë, pasi për të kjo do të përbënte heqje dorë nga territori sovran ukrainas.
Një tjetër pikë ngërçi në bisedime është statusi i centralit bërthamor të Zaporizhias. Centrali – më i madhi në Evropë – ndodhet në vijën e frontit dhe ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi i vitit 2022./Atsh
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit