Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të mbajë të martën një takim urgjent të kabinetit qeveritar për të diskutuar një plan të paqes dhe përpjekjet për ndihma për Gazën.
Gjatë një takimi në Skoci të hënën, kryeministri britanik i dorëzoi presidentit amerikan, Donald Trump, një plan të udhëhequr nga evropianët për paqen në Gaza, raporton televizioni BBC.
Qeveria britanike nuk ka dhënë hollësi të këtij plani, por ka thënë se “hapat e ardhshëm” do të përcaktohen pas një takimi të kabinetit, i cili do të mbahet të martën në orën 14:00 sipas kohës lokale në Britani.
Një zëdhënës i kryeministrit Starmer tha se propozimet do t’u paraqiten edhe aleatëve, përfshirë shtetet arabe, ditëve në vijim.
Në një artikull të publikuar në fundjavë, kryeministri i krahasoi planet me “koalicionin e vullnetit” që është propozuar për të mbështetur ndonjë marrëveshje potenciale për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Lëvizjet e Britanisë vijnë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli i tërhoqën ekipet e tyre negociuese nga Katari të enjten. Presidenti amerikan tha se Hamasi “nuk deshi vërtet që të bënte një marrëveshje” dhe Izraeli tha se do të shqyrtojë “opsione alternative” për lirimin e pengjeve./Arbresh.info/
LEXO EDHE
GGK: Liqenet artificiale në Kosovë, kapacitet i pamjaftueshë...
Kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Barcelona, Dortmundi ...
Mbi 1,400 gjoba të shqiptuara e 41 aksidente të regjistruara...
Pesë të arrestuar pas një përleshjeje në fshatin Llabjan të ...
Një grua dërgohet pa shenja jetë në QKMF në Suharekë, polici...
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën