Një vrasës serik, Michel Fourniret, i cili ka vrarë së paku tetë vajza dhe gra të reja mes viteve 1987 dhe 2001, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Fourniret vdiq në njësinë e sigurt të një spitali në Paris, tha të hënën prokurori publik.
I quajtur “Ogre i Ardennes”, ai po vuante burgim të përjetshëm për rrëmbime dhe vrasje.
Gruas së Fourniretit, Monique Oliver, gjithashtu iu dha një dënim i përjetshëm për bashkëpunim.
Fourniret ishte i burgosur nga viti 2008 pasi ishte i përfshirë në disa vrasje të vajzave dhe grave. Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe disa vrasje tjera, duke përfshirë vrasjen e një studenteje britanike, Joanna Parrish.
Viktimat e tij, shumica të dhunuara, ishin të moshës 12 deri në 30-vjeçare.
Shumica janë vrarë në regjionin e Ardennes në veri të Francës dhe në Belgjikë
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...