Bashkimi Europian është duke u përballur me një situatë të vështirë pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës.
“Nuk do të doja që BE të përbëhej nga 95 shtete”, tha Presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker, transmeton portali arbresh.info
Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka deklaruar se Spanja “mbetet bashkëbiseduesi ynë i vetëm në krizë”.
Të premten në mbrëmje, Juncker paralajmëroi se BE-ja prej 28 anëtarësh nuk kishte nevojë për “më shumë çarje, më shumë ndarje”.
Të gjitha vendet e BE-së janë deklaruar kundër pavarësisë së Katalonjës, ndërsa përkrahja e vetme ka ardhur nga qeveria e Skocisë.
Katalonia zhvilloi një referendum për pavarësi me 1 tetor, ndërsa zyrtarisht ka shpallur sot pavarësinë e vendit./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...