Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi sot se në fund të korrikut do të bisedojë me presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me konfliktin tregtar që kundërvë BE-në me SHBA-në.
“Do të shkoj në Uashington dhe të prezantoj këndvështrimin e evropianëve”, konfirmoi Juncker, në përfundim të një samiti të BE-së në Bruksel, ndërkohë që marrëdhëniet tregtare mes Brukselit dhe Uashingtonit janë shumë të tensionuara që prej vendosjes nga administrata Trump të taksave mbi çelikun dhe aluminin evropian në fillim të muajit qershor.
“Ne duhet të ç’dramatizojmë këto marrëdhënie. Kemi nevojë për këto marrëdhënie. SHBA-ja ka nevojë për këto marrëdhënie. Nuk jam i siguritë se do të arrijmë në një marrëveshje por do të përpiqemi”, premtoi luksemburgasi.
Nga ana e saj, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i të cilës është eksportuesi që preket më shumë mes vendeve anëtare të BE-së nga një përshkallëzim i tensioneve me SHBA-në, garantoi se “do të përpiqen të bëjnë gjithçka nga ana e tyre për të evituar një luftë tregtare”.
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...