
European Commission President Jean-Claude Juncker addresses members of the European Commission at the beginning of the group's seminar at Genval Castle, Genval, Belgium, on August 30, 2018. (Photo by Aris Oikonomou / POOL / AFP) (Photo credit should read ARIS OIKONOMOU/AFP/Getty Images)
Buxheti i Italisë ka gjasa t’i kthehet dërguesit nga Komisioni Evropian.
Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker tha të martën në një intervistë me agjensinë italiane të lajmeve ANSA se do të kishte një “reagim të dhunshëm” nga vendet e tjera të eurozonës nëse Brukseli do të pranonte propozimet e Romës, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, zyrtari më i lartë i BE-së nënvizoi se “paralajmërimet janë dhënë ndoshta para kohe, por asgjë nuk është vendosur deri tani dhe se e tëra varet nga bisedat tona me qeverinë italiane”.
“Italianët i kuptojnë gjërat mirë dhe ata e dinë se nuk mund të mbajnë më shume shpenzime se ato që kanë në arkën e shtetit”, tha ai.
Ndërkohë, Claudio Borghi, një ekonomist euroskeptik dhe deputet i lartë i Ligës, bëri thirrje që Brukseli dhe Roma të ulnin retorikën e tyre dhe t’i japin fund “luftës së fjalëve”.
Drafti i buxhetit të Italisë i paraqitur në Bruksel të hënën vonë konfirmon synimin e koalicionit të Lidhjes dhe 5Yjeve për të marrë hua më shumë për të financuar premtimet e fushatës së shtrenjtë.
Komisioni tani ka dy javë për t’u përgjigjur. Ndërkohë, veprimet e vlerësimit të borxhit sovran të Italisë nga Moody’s dhe Standard and Poor’s janë planifikuar për javën e ardhshme./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun