Shkon në 3 bilanci i viktimave nga katastrofa e shkaktuar nga moti i keq, që gjatë 3 ditëve të fundit ka gjunjëzuar qytetin e Katanias në jug të Italisë.
Ekipet e emergjencës gjetën këtë të enjte edhe trupin e një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej të martës si edhe të bashkëshortit të saj pasi makina e tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.
Pamjet tronditëse që tregojnë se sa i ashpër po bëhet reagimi i natyrës me çrregullimet e ngrohjes globale të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut, rrezikojnë të ripërsëriten brenda pak orësh.
Ekspertët italianë të meteorologjisë konstatojnë se ajo që nisi si ciklon në fillim të kësaj jave, po shndërrohet si rrallë herë për rajonin e Mesdheut në uragan.
Në të gjithë rajonin priten erëra me shpejtës 100 kilometra në orë. Pasojat do t’i vuajë sërish Katania dhe e gjithë Siçilia, kryesisht zonat jugore dhe lindore të ishullit. Situata më e vështirë do të jetë në gjatë së premtes.
Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla për këto dy ditë, si dhe shumicën e aktiviteteve publike, ndërsa emergjiencat civile janë vënë në gatishmëri maksimale. Vorbulla gjigante do të drejtohet më pas drejt Mesdheut Lindor./tvklan/
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin