Kryeministri britanik Boris Johnson tha të premten se bisedimet tregtare me Bashkimin Evropian “po dukeshin të vështira” dhe kishte një hendek që duhej të kapërcehej, por dera për negociata të mëtejshme mbeti e hapur.
“Padyshim që pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është gjithmonë që ne duam të vazhdojmë të flasim nëse ka ndonjë mundësi për një marrëveshje,” u tha Johnson gazetarëve, transmeton arbresh.info
“Por ne gjithashtu duhet ta pranojmë që Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë në gjendje të kontrollojë ligjet e veta, është ajo për të cilën njerëzit votuan dhe ne gjithashtu duhet të jemi në gjendje të kontrollojmë ujërat dhe të drejtat tona të peshkimit.”
Ai shtoi: “Dera jonë është e hapur, ne do të vazhdojmë të flasim por unë duhet të them që gjërat po duken të vështira. Ekziston një hendek që duhet të tejkalohet “./Reuters/arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...