Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u tha gazetarëve se Irani duhet të negociojë drejtpërdrejt me ShBA-në.
Ai theksoi se ata duhet të ulen në një tavolinë me përfaqësuesit amerikan dhe të sigurojnë që paqja duhet të jetë e qëndrueshme.
“Dhe një nga gjërat që u diskutua këtë mëngjes është se tani kemi nevojë që Irani të angazhohet me ne në bisedime të drejtpërdrejta me mirëbesim, negociata, jo përmes palëve të treta, jo përmes vendeve të tjera”.
“Ata duhet të ulen në tryezë me ne dhe të sigurojnë që kjo paqe të jetë vërtet e qëndrueshme”, tha Johnson.
Johnson u deklarua kështu pasi doli nga një takim informues me të gjithë anëtarët mbi sulmet e fundit të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane, shkruan CNN.
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...