Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ia ka dërguar një letër të panënshkruar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes së cilës e ka kërkuar shtyrjen e procesit të Brexit-it pas datës 31 tetor. Kësaj letre ai ia ka bashkëngjitur një letër tjetër, në të cilën e ka kundërshtuar këtë shtyrje.
Në të vërtetë, kryeministri ua dërgoi BE-së tri letra: Një kopje të panënshkruar të kërkesës që ishte i detyruar ta dërgonte sipas vendimit të kuvendit britanik, një letër sqaruese të ambasadorit britanik në BE dhe një letër personale, ku tregoi pse ka qenë kundër shtyrjes së Brexit-it.
Në letrën e nënshkruar, ai paralajmëroi se shtyrja e Brexit-it do të ketë efekt “gërryes” dhe se ajo do t’i dëmtojë interesat e Mbretërisë së Bashkuar, partnerëve të saj në Evropë dhe marrëdhënies mes Britanisë dhe shteteve evropiane.
Ai shtoi se kuvendi britanik e ka humbur mundësinë që ta shfrytëzojë momenumin për procesin e ratifikimit të marrëveshjes. Megjithatë, tha se beson që legjislacioni për Brexit-in do të miratohet në kuvend para 31 tetorit.
Letrat e dërguara në orët e vona të natës erdhën pas një dite të ngarkuar në kuvend, ku deputetët britanikë e miratuan me 322 vota “për” dhe 306 “kundër” tërheqjen e miratimit për marrëveshje me BE-në, duke e detyruar kryeministrin që t’i dërgojë letër Brukselit në orën 23 për të kërkuar një shtyrje të re të këtij procesi, kësaj radhe deri më 31 janar të vitit 2020, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...