Johnson: Asad nuk mund të sjellë paqe në Siri, e urrejnë miliona sirianë

00:05 | 10 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Paqja në Aleppo nuk do të arrihet nëse forcat qeveritare siriane e rimarrin kontrollin e qytetit në tërësi, pasi Presidentin e Sirisë Bashar al-Assad e urrejnë miliona njerëz në vend, tha ministri britanik i Jashtëm, Boris Johnson.

“Nëse Aleppo merret nga forcat e Assadit, do të jetë një fitore që e kthen atë në hi”, tha Johnson në konferencën vjetore mbi sigurimin rajonale, në Bahrein, njoftoi Reuters.

Ai tha se tani dy të tretat e Sirisë janë jashtë kontrollit të Asadit dhe se Assad nuk mund të sjellë paqe të qëndrueshme në Siri, sepse paqja imponohet nga njeriu që shkaktoi aq shumë urrejtje në popullin e vet.

Shpërndaje në rrjete sociale