Senatori John McCain, veterani i Senatit është diagnostikuar javën e kaluar me një formë agresive të kancerit në tru, së fundmi është kthyer në Kongres për të ndihmuar planin e kujdesit shëndetësor të Republikanëve.
Demokratët dhe Republikanët qëndruan në këmbë dhe duartrokitën 80 vjeçarin, minuta pasi arriti nga shtëpia e tij në Arizona, transmeton portali arbresh.info.
Ai përqafoi me kujdes kolegët e tij të Senatit përpara se të votonte në mënyrë kritike: Një “po” për mocionin për të filluar debatin mbi një projekt-ligj që të shfuqizojë dhe zëvendësojë Obamacare.
Projektligji të cilin McCain ndihmoi për ta avancuar është një version i “shfuqizimit dhe zëvendësimi” që është miratuar nga Dhoma është jo popullor në mesin e votuesve.
Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerëson se do të rezultojë në 23 milionë njerëz që humbasin mbulimin shëndetësor në 10 vitet e ardhshme.
Edhe pse McCain po hynte në Kapitol, protestuesit po i largonin prej tij, disa prej tyre duke bërtitur: “Mos na vrisni neve dhe vrisni projektligjin!”/Arbresh.info
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot