“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për shtetet që ndihmojnë emigrantët

21:14 | 22 Janar 2026
E.H

Siç shkruan The Washington Post, administrata Trump ka urdhëruar bllokimin e fondeve federale për disa shtete dhe qytete që nuk ndihmojnë agjencinë federale që merret me ligjet e emigracionit dhe që kontrollon njerëzit që nuk kanë leje për të qëndruar në vend. Në SHBA, quhet ICE ose Immigration and Customs Enforcement).

Zyra e Buxhetit ka kërkuar nga shumica e agjencive federale të tregojnë çdo grant, kredi ose pagesë që u japin këtyre shteteve dhe qyteteve. Vetëm Departamenti i Mbrojtjes dhe ai i Veteranëve janë përjashtuar.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se që nga 1 shkurti, qeveria nuk do t’u japë më para shteteve “shpëtimtare”, sepse sipas tij, ato mbrojnë kriminelët në vend të qytetarëve amerikanë.

Administrata ka rritur kontrollet e emigracionit të paligjshëm në Minneapolis, ku po hetohen disa organizata që kanë marrë fonde federale.

Shumë prej tyre lidhen me komunitetin e somalezëve në qytet. Trump i ka quajtur ata “banditë somalezë” dhe po i përdor këto hetime për të ndaluar mashtrimet me fondet federale dhe emigracionin nga Afrika Lindore.

Shtetet dhe qytetet që do të kontrollohen janë: Kalifornia, Kolorado, Konektikat, Delaware, Illinois, Massachusetts Minesota, New Jersey, New York, Oregon, Rhode Island, Vermont, Washington dhe Distrikti i Kolumbias.

Shpërndaje në rrjete sociale