Palestina po bën thirrje për një bojkot politik dhe ekonomik ndaj vendeve që kanë vendosur të lëvizin ambasadat nga Tel Aviv në Jerusalem.
Palestina do të kërkojë nga ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani dhe Maroku gjatë një takimi në janar që të zbatojnë rezolutën e Samitit të vitit 1980 të Ammanit, ku theksohet vendosja e bojkotit ekonomik dhe politik të vendeve që vendosin të lëvizin ambasadat e tyre në Jerusalem, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Nëse shtetet arabe vendosin të bojkotojnë Guatemalën, atëherë kjo e fundit mund të humbasë një sasi të mjaftueshme të eksporteve të saj, ndërsa Palestina gjithashtu ka në plan të nxisë aleatët e saj që të bëjnë presion mbi Uashingtonin me qëllim të ndryshimit të vendimit, ka deklaruar Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki.
Guatemala ka vendosur të lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem, duke ndjekur hapat e Presidentit Donald Trump.
Vendimi i Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytete të Izraelit, ka nxitur protesta të mëdha në vend. Vendimi i tij është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e liderëve botërore, të cilët mbështesin zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë./arbresh.info/
Arrestohet vrasësi i Kevin Muharremit në Itali, është poasht...
Zelensky merr çmimin “Ewald von Kleist” për rezistencën ukra...
Flick flet për gjyqtarët dhe polemikat pas humbjes së rëndë ...
Ismet Munishi e nis me fitore me Lirinë në Ligën e Parë, tri...
Dukagjini i shpëton humbjes nga Gjilani në çastet e fundit t...
Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus