Ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire dha dorëheqjen nga posti i tij dhe përsëriti synimin e tij për t’u larguar nga politika të enjten. Vendimi i tij vjen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet legjislative të Francës.
“Miqtë e mi të dashur, unë po largohem. Siç do të thoshte Michel Sardou, ju dua, por po largohem,” u tha Le Maire 1200 njerëzve të mbledhur në fjalimin e tij të lamtumirës.
I emëruar si ministër i financave më shumë se shtatë vjet më parë, politikani republikan ka lundruar në ujëra të stuhishme gjatë kohës së tij në detyrë veçanërisht duke luftuar kundër deficitit buxhetor të Francës.
Në vitin 2023, deficiti buxhetor i sektorit publik të Francës u zgjerua me më shumë sesa kishte planifikuar qeveria, duke treguar një mungesë fiskale prej 5.5% të prodhimit ekonomik./euronews
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur