Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike.
Në një konferencë për media, Sarajliq tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.
“Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliq.
“Si person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi të gjitha, nuk dua të jem, në asnjë mënyrë, pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe të partneriteteve midis Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
SHBA-ja, tha Sarajliq, është një mik i vërtetë afatgjatë dhe partner strategjik i Bosnjës dhe “asnjë individ nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunimin e vazhdueshëm”.
Ai shtoi se do të jetë në dispozicion të institucioneve gjyqësore të Bosnjës në çdo kohë, “plotësisht i bindur” se “do të provojë pafajësinë”.
Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi më 11 prill një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen shtatë persona nga Ballkani Perëndimor.
Nga Bosnja, përveç Sarajliqit, është edhe ish-kryeprokurorja e këtij vendi Gordana Tadiq.
Në listë janë edhe dy shtetas të Shqipërisë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi./Rel
Sllamniku rrezikon 30 ditë paraburgim, dorëzohet kërkesa në ...
Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë do...
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...