Një komandant i lartë jemenas u vra në një sulm nga militantët e Al-Kaedës në Jemenin jugor, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Brezit të Sigurisë (SBF) të lidhura me qeverinë thanë se militantët e Al-Kaedës sulmuan një pikë kontrolli sigurie në rrethin Ahwar në provincën Abyan.
Yasser Shaye, komandanti i Batalionit të Parë, dhe një numër ushtarësh u vranë në sulm, tha SBF, pa dhënë numër specifik. Gjashtë militantë të Al-Kaedës janë vrarë gjithashtu gjatë sulmit.
Por Ahmed al-Madahdah, drejtori i Spitalit të Ahwar-it, tha se 15 ushtarë dhe shtatë militantë u vranë në sulm.
Selitë ushtarake në Abyan shpesh janë shënjestër e sulmeve që zakonisht i atribuohen Al-Kaedës, e cila është aktive në zonat malore në periferi të rretheve Ahwar dhe Al-Mahfad, në lindje të kryeqytetit provincial Zinjibar.
Ushtria jemenase dhe forcat e Këshillit aleat të Tranzicionit Jugor ndajnë kontrollin e provincës Abyan.
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri
Zogaj: Po flitet për rikthimin e Osmanit në LDK, do ta anali...
Mjekët e rinj të Vlorës, Rama: Shembull përkushtimi dhe prof...
Trump kritikon liderin e ri të Iranit: Emërimi i Mojtaba Kha...
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...