Me luftën civile në Jemen që tani ka hyrë në vitin e tretë, kombi i rrethuar nga Lindja e Mesme është duke u përballur me ndikimet shkatërruese të konfliktit, duke përfshirë edhe sëmundjen e kolerës.
Në një raport alarmat të lëshuar nga OBSH vlerësohet se 500 mijë jemenas janë të prekur nga sëmundja e kolerës, ndërsa deri me tani 2 mijë kanë humbur jetën, transmeton portali arbresh.info
Kjo po konsiderohet si një ndër epidemitë më të këqija në botë dhe një nga më të mëdhatë në dekada.
Lufta civile që shpërthue në Jemen gjatë vitit 2015, ka marrë jetët e 16, 200 personave.
Në vendin e trazirave, kolera gjeti ‘mbështetje’ në tetor të vitit 2016, ndërsa u përkeqësia në prill të këtij viti. Sipas OBSH-së deri te kjo sëmundje vendi ka ardhur për shkak të mungesës së ujit dhe gjërave elementare.
Më shumë se 99 për qind e pacientëve të prekur nga kolera nuk janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor. OBSH ka alarmuar se Jemeni është duke u përballur me situatën më të zymtë dhe me të pashpresë në botë./Arbresh.info
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...