Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, e ka udhëhequr partinë e tij drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e mesmandatit të së dielës, pas dy viteve të para të presidencës së tij të karakterizuara nga shkurtime radikale të shpenzimeve dhe reforma të tregut të lirë.
Partia e tij, La Libertad Avanza, fitoi gati 41% të votave, duke siguruar 13 nga 24 ulëset në Senat dhe 64 nga 127 ulëset në dhomën e ulët që ishin në garë.
Këto fitore do ta bëjnë shumë më të lehtë për presidentin të vazhdojë me programin e tij për uljen drastike të shpenzimeve shtetërore dhe liberalizimin e ekonomisë, raporton BBC.
Para votimeve, aleati i Mileit, Donald Trump, e bëri të qartë se paketa e ndihmës prej 40 miliardë dollarësh e shpallur së fundmi nga SHBA për Argjentinën do të varej nga ruajtja e momentumit politik të Mileit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...