Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se pret një “valë më të madhe refugjatësh” që vijnë javën e ardhshme nga Ukraina.
Përmes një videoje në Facebook gjatë një vizite në një pikë kalimi pranë kufirit të Hungarisë me Ukrainën dhe Rumaninë, Orban tha se më shumë roje kufitare do të vendosen atje për të trajtuar fluksin e shtuar, shkruan “Reuters” transmeton arbresh.info
Deri më 14 mars, rreth 263 mijë e 888 ukrainas kishin kaluar kufirin për në Hungari, sipas mbikëqyrësit të të drejtave të njeriut të OKB-së.
Të mërkurën, një këshilltar i Orban tha për mediat hungareze se zyrtarët prisnin të merrnin mbi 900 mijë refugjatë deri në fund të luftës.
Përndryshe, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Hungari ka rënë ndjeshëm gjatë javës së kaluar. /arbresh.info/
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...