Parlamenti i Sllovenisë sot do të votojë për emërimin e Janez Jansha-s për mandatar për formimin e qeverisë së re, që është hapi i parë në stabilizimin e situatës politike pas shpërbërjes së koalicionit të pakicës dhe dorëheqjes së kryeministrit Marjan Sharec, raporton Anadolu Agency (AA).
Partia Demokratike Sllovene e Janshas (PDS) javën e kaluar nënshkroi marrëveshje për koalicion me tre parti, Partinë Kristian-Demokratike “Sllovenia e Re”, Partinë e Qendrës së Moderuar (PMC) dhe Partinë Demokratike të Pensionistëve (PDS).
Tri partitë së bashku kanë 48 deputetë në Parlamentin që numëron 90 anëtarë, me çka kanë shumicën parlamentare, të mjaftueshme për zgjedhjen e Jansha-s si kryeministër të ri.
Pas zgjedhjes, kryeministri i ri doemos në afat prej më së shumti dy javëve i propozon Parlamentit listën e kandidatëve për ministrat e ardhshëm.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...