Bashkimi Europian ka shprehur shqetësimine tij në lidhje me respektimin e sundimit të ligjit nga ana e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në vendin e tij, ndërsa nuk ka lënë anash as veprimet e Turqisë në Siri dhe në Mesdheun lindor.
Megjithatë, BE-ja është shprehur e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj për refugjatët sirianë, transmeton portali arbresh.info
“Takimi ynë sot ka treguar se marrëdhëniet tona po kalojnë në një periudhë shumë të vështirë”, tha Donald Tusk pas samitit BE-Turqi në Varna.
“Ne rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vazhduar dialogun dhe bisedën dhe për të punuar me qëllim që të kapërcejmë vështirësitë aktuale me synimin për të çliruar potencialin e partneritetit tone”, shtoi ai./arbresh.info/
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...