Bashkimi Europian ka ecur një hap përpara drejt krijimit të ushtrisë të BE-së, me qëllim të mbrojtjes së kufirit.
Gjermania ka marrë drejtimin e të paktën katër prej 17 projekteve ushtarake të planifikuara nga projekti për mbrojtjen e kufijve të BE-së, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të krijojë një komandë mjeksore, qendra logjistike, qendër për misionet e trajnimit dhe ndërtimin e një trupe për të ndërtuar focra të shpejta të reagimit.
Franca dhe Gjermania kanë qenë në ballë të përpjekjes për të krijuar një forcë të integruar europiane mbrojtjese për dekada.
Që nga marrja e detyrës së Emmanuel Macron, si President i Francës, ai ka bërë thirrje për një sërë reformash në BE.
Sipas PESCO, vendet e BE do të angazhohen për të rritur shpenzimet ushtarake, por jo për t’iu nënshtruar në mënyrë specifike vijës fundamentale të NATO-s për të lëvizur drejt 2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto për buxhetet e mbrojtjes deri në vitin 2020.
Muajin e kaluar, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Europës u mblodhën në një ceremoni nënshkrimi në Bruksel për të përfaqësuar 23 qeveritë e BE që i bashkohen paktit, duke hapur rrugën që krerët e BE ta nënshkruanin atë në dhjetor.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e përshkroi atë si një “moment historik në mbrojtjen europiane”, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, e cilësoi procesin si “hap historik”./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...