Policia izraelite thotë se meshkujt nën moshën 50 vjeçare do të ndalohen në vendin e shenjtë për shkak të tensioneve.
Zëdhënësi Micky Rosenfeld thotë se ky veprim bëhet, pasi vlerësimet e sigurisë tregojnë që palestinezët planifikojnë protesta në vendin e shenjtë të premten, transmeton portali arbresh.info.
Ky lokacion konsiderohet i shenjtë nga myslimanët dhe hebrenjtë.
LEXO EDHE: Çfarë e bën Jerusalemin kaq të shenjtë?
Rosenfeld thotë se disa palestinezë kanë barrikaduar veten brenda xhamisë Al Aksa gjatë natës për t’iu bashkuar më vonë protestave. Por, policia i largoi ata pasi ata refuzuan të shkonin.
Lutjet e së premtes janë kulmi i javës fetare myslimane. Mijëra myslimanë nga rajoni i Izraelit dhe zonat palestineze zakonisht adhurojnë në kompleksin e shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
Muslimanët u kthyen për t’u lutur në vend të enjten pasi Izraeli hoqi pajisjet e sigurisë në hyrje./Arbresh.info
Sherr me çekiç mes shoferëve në rrugën Mamurras–Krujë, vdes ...
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...