Izraeli dhe vende të tjera partnere të tij kanë parandaluar më shumë se 50 sulme të orkestruara nga Irani ndaj izraelitëve dhe hebrenjve jashtë vendit gjatë viteve të fundit, tha të enjten ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant gjatë një vizite në Azerbajxhan.
Izraeli dhe Irani janë mbërthyer në një luftë në hije të stilit të Luftës së Ftohtë për dekada, me akuza të ndërsjella për sabotim dhe komplote për vrasje.
Të mërkurën, ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen akuzoi Iranin se qëndron pas një përpjekjeje të parandaluar për të sulmuar ambasadën e Izraelit në Baku.
Zyrtarët azerbajxhanas nuk e kanë konfirmuar ende një gjë të tillë.
“Me urdhër të udhëheqësit të tij suprem, Irani ka zhvilluar në vitet e fundit një fushatë terroriste mbarëbotërore në shkallë të pashembullt, e fokusuar te izraelitët dhe hebrenjtë… Po flasim për më shumë se 50 tentativa sulmesh,” cituan mediat izraelite të thoshte ministri Gallant.
Ai vlerësoi shërbimet e sigurisë së Izraelit dhe “bashkëpunimin e ngushtë me shumë vende” për parandalimin e sulmeve për të cilat dyshohet Irani. Zyrtarët iranianë nuk kanë komentuar. Azerbajxhani është një partner i rëndësishëm i mbrojtjes izraelite përgjatë kufirit me Iranin./euronews
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...