Izraeli thotë se nuk dëshiron luftë, por nuk do të ngurrojë të mbrojë veten kundër çdo sulmi apo përpjekje nga Teherani në Siri, ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Politika jonë është e qartë. Izraeli do të mbrohet nga çdo agresion dhe çdo përpjekje për të shkelur sovranitetin e saj”, ka shtuar ai, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu akuzoi Iranin për ndërmarrjen e një përpjekje të tillë, duke iu referuar një incidenti që përfshinte një avion iranian të kapur nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) më parë gjatë ditës.
Benjamin Netanyahu tha se ka biseduar edhe me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve.
Në orët e hershme të së shtunës, IDF tha se kishin kapur një mjet ajror iranian pa pilot (UAV), i cili kaloi nga territori sirian në Izrael. Në përgjigje, Izraeli nisi një sulm ndaj pozicioneve iraniane në Siri.
Damasku i quajti veprimet izraelite “agresion” të plotë. Ndërkohë, Teherani ka refuzuar të ketë qenë droni i saj, duke e quajtur pretendimin “qesharak”./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...