Izraeli ka reduktuar zonën e peshkimit rreth Rripit të Gazës së bllokuar në përgjigje të balonave të zjarrit të lëshuara nga territori palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se pas lëshimit të balonave të zjarrit nga Gaza në Izrael zona e peshkimit ishte pakësuar në 10 milje detare, reduktim prej 15 miljeve.
Vendimi vjen vetëm një javë pasi Izraeli zgjeroi zonën e peshkimit në 15 milje detare si pjesë e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Egjipti, Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Katari.
Izraeli akuzon fraksionet palestineze për lëshimin e balonave të zjarrit që kanë shkaktuar zjarre në qindra toka bujqësore izraelite rreth Rripit të Gazës.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...