Izraeli po përgatitet për një fushatë të gjatë ushtarake kundër lëvizjes radikale palestineze Hamas, pasi ajo mund të zgjasë për një vit ose më shumë, raportoi të premten e përditshmja britanike The Financial Times duke cituar burimet e saj.
Sipas burimeve të së përditshmes, faza më intensive e ofensivës izraelite pritet në fillim të vitit 2024. Objektivat kryesore të komandës ushtarake izraelite janë udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, udhëheqësi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif dhe zyrtari i lartë i Hamasit, Marwan Issa.
Përveç heqjes së kapaciteteve ushtarake të militantëve, Izraeli synon të shkatërrojë sistemin e tuneleve nëntokësore dhe “aftësinë qeverisëse” të Hamasit në enklavë.
“Kjo do të jetë një luftë shumë e gjatë…. Aktualisht nuk jemi afër gjysmës së rrugës për të arritur objektivat tona,” tha një nga burimet e njohur me planet ushtarake izraelite për FT.
E përditshmja britanike theksoi se kohëzgjatja e operacionit do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen luftimet, presioni ndërkombëtar dhe aftësia e Izraelit për të liruar pengjet e tij./abcnews.al
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin