Palestinezët nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Mijëra njerëz të zhvendosur janë bllokuar në hyrje të Gazës veriore pasi Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
“Gjëja e parë që do të bëj kur të mbërrij është të puth të gjithë lagjen cep më cep, do të puth rërën dhe gurët. Lus Zotin e Madh që po na mundëson të kthehemi në shtëpinë tonë në paqe”, tha Mohammed Abu Jarad, palestinez i zhvendosur nga Gaza veriore.
Të shtunën, Hamasi liroi katër ushtarë izraelite që kishte mbajtur peng që nga 7 tetori 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë. Megjithatë, një mosmarrëveshje shpërtheu kur civili izraelit Arbel Yehud nuk u përfshi në shkëmbim, edhe pse Hamasi kishte planifikuar të lironte më shumë pengje joushtarake, shkruan A2 CNN.
Ndërsa Hamasi këmbënguli se zonja Yehud është gjallë dhe do të lirohet javën e ardhshme. Izraeli reagoi duke vonuar tërheqjen e planifikuar të disa trupave nga Gaza, gjë që do t’i lejonte palestinezët të ktheheshin në shtëpitë në veri. Kishte disa skena kaotike, ndërsa palestinezët që prisnin të mund të ecnin në veri pas përfundimit të lirimit të pengjeve, gjetën se rruga ishte ende e bllokuar nga tanket izraelite.
Irritimi i tyre shtohet më shumë edhe nga ky projekt që vjen për ta nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një plan për të “pastruar” Gazën dhe tha se dëshiron që Egjipti dhe Jordania të mirëpresin palestinezët nga territoret në një përpjekje për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.
“Po flasim për një milion e gjysmë njerëz dhe do t’i largojmë të gjithë”, u tha Trump gazetarëve, duke e quajtur Gazën një “oborr rrënimi” dhe duke thënë se masa mund të jetë “e përkohshme ose afatgjatë”. Hamasi ka kundërshtuar ashpër këtë ide, teksa një fraksion tjetër palestinez e konsideron nxitje për të kryer krime të tjera kundër njerëzimit
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...