Izraeli ka anuluar kërkesën e dëshmisë së vaksinimit për koronavirus, pavarësisht shifrës rekorde të personave të sëmurë nëpër spitale.
Prej të hënës, 7 shkurt, njerëzit do të duhet të vërtetojnë se kanë qenë të vaksinuar apo janë shëruar, duke treguar “pasaportën e gjelbër”, vetëm kur marrin pjesë të ngjarje të mëdha, siç janë martesat.
Kjo nënkupton se secili mund të shkojë në restorant, kinema dhe hotele, pa pasur nevojën e prezantimit të dëshmisë së testit negativ në koronavirus.
Ky ndryshim i rregullave nënkupton se kur njerëzit e pavaksinuar largohen nga Izraeli, nuk duhet të tregojnë se janë negativë në këtë virus.
Ky lehtësim vjen pavarësisht faktit që më shumë se 1,200 persona të infektuar me koronavirus janë nëpër spitale.
Kjo është shifra më e madhe e të hospitalizuarve prej shpërthimit në pandemisë, në këtë shtet me 9.4 milionë banorë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht 1,235 pacientë janë të sëmurë rëndë në Izrael./rel
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...