Lufta e Izraelit kundër Hamasit është kthyer në një luftë totale dhe për këtë fakt autoritetet amerikane janë në dijeni të plotë.
Në një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, Lloyd Austin, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant nënvizoi rëndësinë e vazhdueshme të operacioneve izraelite në zonën e Rafah “për shkak të informacionit konkret në lidhje me pengjet e mbajtura atje”.
Ushtria izraelite tha gjithashtu në një deklaratë se tunele të përdorura nga Hamasi për kontrabandën dhe lëvizjen e luftëtarëve nën tokë ishin zbuluar gjatë bastisjeve të fundit, si dhe sasi të mëdha armësh dhe eksplozivi.
Ndërkohë, Hamasi i vetëdijshëm për pafuqinë përballë izraelitëve kanë bërë një hap pas duke kërkuar paqe. Liderët e Hamasit, kanë bërë të mundur se ata i kishin informuar ndërmjetësit se janë “të përgatitur për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse” që përfshin një marrëveshje të plotë të shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve nëse Izraeli ndalon luftën e tij në Gaza.
Sakaq, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka insistuar vazhdimisht se lufta duhet të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet plotësisht.
Ushtarë të KFOR-it zhvillojnë kualifikime për qitje në Camp ...
Arlind Sejdiu i bashkohet FC Ferizajt
Osmani dhe Haradinaj diskutojnë për Bordin e Paqes dhe zhvil...
BE dhe vendet arabe kundër zgjerimit izraelit në Bregun Perë...
Distria Krasniqi prinë në ranglistën botërore të xhudos
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...