Izraeli ka njofuar se ka miratuar vaksinimin e fëmijëve nga mosha gjashtë muaj deri në katër vjeç kundër koronavirusit me vaksinën Pfizer dhe Moderna.
Izraeli bëhet vendi i dytë pas SHBA-ve që miratoi vakinën e bazuar në ARN-në e dërguar për të gjithë popullsinë, përfshirë edhe fëmijët e vegjël, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët nga dy komitete konsultative izraelite arritën në përfundimin se efektet anësore të vaksinës janë të lehta dhe efektiviteti i vaksinës është i lartë, sipas një letre dërguar ministrisë nga drejtori i ministrisë së shëndetësisë më 1 korrik.
Të gjithë ekspertët theksuan se vaksinat janë të sigurta dhe shumica e tyre rekomandojnë vaksinimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël në rrezik, edhe ata që nuk janë në rrezik, thuhet në letër.
Miratimi nga autoritetet izraelite vjen pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi vaksinën e Moderna për fëmijët gjashtë muaj deri në pesë vjeç dhe Pfizer për fëmijët gjashtë muajsh deri në katër vjeç.
Më shumë se gjashtë milionë izraelitë kanë marrë të paktën dy doza të vaksinës kundër koronës, duke përfshirë 17 për qind të fëmijëve të moshës pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç./arbresh.info/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...